Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e mitur në Istog bëhet nënë

Franca

Një vajzë nën moshën 16-vjeçare në Istog është bërë nënë. Sipas raportit të Policisë, e mitura ka lindur në spitalin rajonal të Pejës.

Policia thotë se e ka intervistuar të dyshuarin me të cilin po bashkëjetonte e mitura, dhe se njëjti është arrestuar.

Por, gjithashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.