Dy gra janë vrarë e dy të tjera janë plagosur nga një burrë të mërkurën në Paskuqan të Shqipërisë.
Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë, Dan Hutra rreth 40-vjeçar ka shtënë me armë në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, të cilën e ka plagosur bashkë me të ëmën e saj. Ndërkaq të vrara kanë mbetur motra e ish-bashkëshortes së të dyshuarit dhe e fejuara e vëllait të ish-bashkëshortes.
I dyshuari është në kërkim dhe Policia ka thënë se po kryen hetimet për ta kapur.
Ai në mes të vitit të shkuar ishte arrestuar për dhunë në familje ndërsa u lirua në mes të shkurtit. Po ashtu i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje të bashkëshortes, ngjarje që ka ndodhur më 2007 në Kukës.
Artikuj të ngjashëm
-
Për një ditë shtatë gra në Turqi vriten nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët
-
Shqipëri, një burrë vret kunatën në mes të natës
-
Vrau tri gra e plagosi dy të tjera, arrestohet i dyshuari në Tiranë
-
Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë
-
Vrasje e dyfishtë në Tiranë, burri dyshohet se qëlloi vëllain dhe kunatën