Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrau tri gra e plagosi dy të tjera, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Policia e Shqiperise

R.H. i cili dyshohet se ka vrarë tri gra sot në Tiranë, është arrestuar nga Policia.

Ai është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.

D.H. vrau me armë zjarri shtetaset, M.H. 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe H.D. 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij E.H., 35 vjeçe, dhe nënën e saj K.H. Hysa, 60-vjeçe.

Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së E.K., ditën e sotme në Kamzë.

31-vjeçarja E.K., motra e V.K., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e A.B., në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

I dyshuari rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases D.H.

Edhe Një burrë vret dy gra e plagos dy të tjera në Paskuqan Kronikë Një burrë vret dy gra e plagos dy të tjera në Paskuqan

Në kallëzimin e saj në qershor 2022, E.H. denonconte ish-bashkëjetuesin se e kishte  dhunuar fizikisht dhe psikologjik në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si skllave prej tij.

“Ai kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafenë t’ia çonte te krevati”, lexohet në vendimin e gjykatës që e dënoi me 8 muaj burg për dhunë në familje.D.H. u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij nga burgu.

D.H. u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij nga burgu. /euronews.al

Image