Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për një ditë shtatë gra në Turqi vriten nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët

Shtatë gra janë vrarë nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët në Turqi të martën, ka raportuar TheGuardian.

“Në total, shtatë gra u vranë në Izmir, Bursa, Sakarya, Erzurum, Denizli dhe Stamboll”, ka raportuar stacioni televiziv Habertürk. “Të dyshuarit ishin ose bashkëshortët e tyre aktualë, ose bashkëshortë nga të cilët ishin ndarë”.

Gratë, të moshave 32 deri 49 vjeçare, ishin qëlluar ose therur për vdekje. Të paktën tre nga sulmuesit vranë veten, dy u arrestuan dhe njëri, që ishte lënduar gjatë kapjes, vdiq më vonë.

Fati i sulmuesit të shtatë, i cili ishte arratisur nga burgu për të vrarë gruan, mbetet i panjohur.

Në vitin 2023, organizata jofitimprurëse për të drejtat e grave “We Will Stop Femicide” regjistroi 315 vrasje të grave, 65% e të cilave u vranë në shtëpinë e tyre.

Rreth 248 raste të “vdekjeve të dyshimta” të cilësuara si “vetëvrasje” nga autoritetet, i janë atribuuar një pale të tretë nga grupet feministe.