Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje e dyfishtë në Tiranë, burri dyshohet se qëlloi vëllain dhe kunatën

Një vrasje e dyfishtë raportohet se ka ndodhur në Tiranë të martën. Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje në mes të lokalit vëllain e tij dhe kunatën, raporton Top Channel.

Vrasja ka ndodhur në zonën “Mylsym Shyrit” në Tiranë.

Ende janë të paqarta rrethanat që çuan te kjo vrasje.

Të hënën kishte ndodhur po ashtu një vrasje e dyfishtë në Lezhë. Ku B.P. kishte vrarë ish-kunatin G.P. dhe ish-vjehrrin P.P.