Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Leqinë të Skenderajt të shtunën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë djegur 400 trupa arrash dhe ia kanë dërmuar sistemin e ujitjes.
“Është raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është nën hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet se dikush ka djegur disa hektarë me mjedra, dredhëza, arra e mal
-
300 zjarre për tre ditë, AME-ja dyshon për zjarrvënie të qëllimshme
-
Në zjarrin fushor në Torinë të Lipjanit u dogjën një objekt, tri stalla e dy makina të korrjes
-
Theret me thikë një burrë në Skenderaj
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret