Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit K.S., nga Peja, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ngacmimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.
“... në veturën e saj personale ka vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social ‘Instagram’, në emër të të dëmtuarës, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim.
I pandehuri K.S., që nga data 8 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunimin e një të miture në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për ngacmim të të miturës në shkollë fillore
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj