Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer ngacmim seksual ndaj një gruaje. Viktima dyshohet se është detyruar në mënyrë sistematike, në vende, lokacione dhe momente të ndryshme kohore, të shikojë materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e të dyshuarit.
Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet gjithashtu se ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij. Gjatë intervistimit, ai ka mohuar të gjitha pretendimet e viktimës.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Sulm seksual në Obiliq, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual në Obiliq