Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në oborrin e shtëpisë së tij në Cërrnicë të Gjilanit.

Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër, ka njoftuar të hënën Policia në raportin e saj 24-orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.