Kronikë

Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Shiriti  i Policisë

Foto: Ilustrim

Një burrë, 64-vjeçar, është gjetur i vdekur në oborrin e tij në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit. 
Për këtë rast Policia është njoftuar të hënën rreth orës 08:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka theksuar Hashani.

Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

“Hetimet rreth këtij rasti i cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ janë duke vazhduar”, ka theksuar Hashani.