Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Durrës nga Policia e Shqipërisë pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme me dokumente të falsifikuara.
Sipas njoftimit, Policia ka arrestuar edhe një shtetas tjetër R.B. 55-vjeçar, pasi ka pajisur 36-vjeçarin, me dokumentet e falsifikuara.
Të dyshuarit janë arrestuar për veprat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Shtetasi L. M. është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke tentuar të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, të cilat dyshohet se ia ka dhënë shtetasi R. B.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasi i Kosovës dhe i Liberisë kapen duke kaluar kufirin me dokumente false
-
32-vjeçari kosovar arrestohet në Shqipëri, tentoi ta kalonte kufirin me leje qëndrimi të falsifikuar
-
Kapet një kosovar në portin e Durrësit duke tentuar t’i kontrabandonte qindra paketa cigaresh
-
Arrestohet shtetasi kosovar në Portin e Durrësit, përdori lejeqëndrim gjerman të një personi tjetër
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar