Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një foshnje 3-javëshe në QKMF-në në Skenderaj.
Prindërit e foshnjës janë intervistuar, e trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Fsh. Kostercë, Skenderaj 26.06.2025-08:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete. Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.