Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetime për vdekjen e një foshnjeje dhe një burri

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Policia ka nisur hetime për dy raste të ndara të vdekjeve. 

Në njërin rast, në Obiliq u raportua se në QKMF ishte dërguar një foshnje e vdekur, ndërsa në Prishtinë u raportua se u gjet i vdekur një person në banesën e tij. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion. 

Rastet: 

1
“Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

2
Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.