Kronikë

Dy raste vdekjesh po hetohen nga Policia e Kosovës

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke u hetuar dy raste vdekjeje të ndodhura më 6 janar (dje), në Prishtinë dhe Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të mërkurën, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 06:00, ku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë një mashkull, shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Malishevë, ku një mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Hetimet lidhur me të dy rastet janë duke vazhduar.