Prokuroria Themelore ne Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.V, A.A dhe N.D, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.
Sipas prokurorisë, një nga ta e ka marrë rrogën si punëtor në Komunën e Novobërdës, kurse dy të tjerët ia kanë mundësuar përfitimin pasuror.
Në njoftim thuhet në paga mujore e zyrtarit ishte 427 euro dhe ajo i është paguar nga prilli 2019 deri në dhjetor 2020.
“I pandehuri S.V., në cilësi të zyrtarit të Komunës së Novobërdës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mos u paraqitur në vendin e tij të punës dhe ka pranuar pagën mujore prej 427€, nga buxheti i Komunës së Novobërdës, nga muaji prill 2019 deri në dhjetor te vitit 2020, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar për vete shumën prej 14.116.94€ dhe ka dëmtuar buxhetin komunal ne shumën e lartcekur. Ndërsa të pandehurit A.A dhe N.D, në cilësinë e drejtorëve për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Novobërdës, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, për t’i shkaktuar përfitim pasuror të kundërligjshëm zyrtarit komunal – të pandehurit SV, dhe përkundër që i njëjti nuk është lajmëruar ne punë, nuk e kanë larguar nga lista e pagave dhe me këtë kanë kryer veprën penale ;Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet zyrtari komunal i Novobërdës, dyshohet se falsifikoi listën e vijueshmërisë së punëtorëve
-
Katër zyrtarë të Novobërdës morën 13,000 euro gjatë 3 vjetëve pa shkuar në punë
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Kllokotit, mori pagë 7 vjet pa dalë në punë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë” për keqpërdorim të 137 mijë eurove