Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për grabitje të mbi 21 mijë eurove

Paraburgim

Është ngritur aktakuzë ndaj F.I., i cili dyshohet se ka kryer veprën grabitje. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se i akuzuari më 10 gusht të këtij viti, në një zyre për këmbimore, ka sulmuar zyrtarin në zyre dhe ka ikur duke vjedhur paratë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Gjithashtu, F.I., akuzohet se më 31 gusht në afërsi të objektit të BQK-së ka sulmuar një person, këmbyes i parave, dhe ka grabitur para në vlerë prej 1.820 eurosh.

Me këto veprime i akuzuari F.I., ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që I akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.