Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, nën dyshimin se në periudhën maj-shtator 2022, kanë kultivuar rreth 100 kilogramë marihuanë dhe se njëri prej tyre ka poseduar edhe rreth gjysmë kilogrami kokaine.
G.J, E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z. akuzohen për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, marihuana ishte e gatshme për shitje. Në Njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se 177 bimë të tjera janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit.
I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qëllim të shitjes ka poseduar rreth gjysmë kilogrami kokainë, të ndara në katër qese. I pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë. Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të lëndëve narkotike
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 9 personave për kultivim të kanabisit në Kliqinë e Sferkë
-
Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Gjakovë
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis