Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, nën dyshimin për grup të organizuar kriminal.
Të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K. akuzohen se nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Kosovë, por të palicencuar për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare nga tetori i vitit 2018 deri në nëntor të 2022-s.
“Në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, ndërsa të pandehurit tjerë, duke u prezantuar si brokerë kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime. Viktimave iu kanë premtuar fitime të larta me rrezik minimal dhe në atë mënyrë i kanë nxitur të investojnë shuma të mëdha parash, të cilat pastaj janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, duke u fshehur gjurmët financiare”, thuhet në njoftim të Speciales.
Ata akuzohen për “krim të organizuar” dhe “mashtrim”, ndërsa O.T. dhe D.M. akuzohen edhe për “shpëlarje parash”.
-
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan mbi 2 milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj
-
Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen për mashtrim në një Call Center
-
Tre të arrestuar në Kosovë në një aksion ndërkombëtar kundër mashtrimit online
-
Tre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër qendrave të thirrjeve
-
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastiset një call center në Kosovë