Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 personave të cilët dyshohen për mashtrim në një Call Center.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 - 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjermanë, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.
Të akuzuar janë personat me iniciale A.F,, K.G., I.L., D.H., M.T., V.K., A.Z., L.H., Ç.Q., F.H., M.K., F.K., I.S., S.P., A.V., A.N., I.XH., A.DH., E.L., A.M., K.R., E.R., Q.I..
“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.
-
Tre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër qendrave të thirrjeve
-
Paraburgosen nëntë të dyshuarit për dallavere me “Call Center”
-
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan mbi 2 milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 11 personave – dyshohen për mashtrime të mëdha financiare
-
Tre të arrestuar në Kosovë në një aksion ndërkombëtar kundër mashtrimit online