Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Y.V., për veprën penale “dhunim”.
Të shtunën Policia ka njoftuar se një fëmijë dyshohet se është dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme në Gjakovë. Për rastin janë arrestuar dy persona.
Edhe të arrestuarës së dytë lidhur me rastin, përkatësisht nënës së viktimës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.
“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, ka thënë për KOHËN Lekë Muqaj nga kjo gjykatë.
Sipas njoftimit të Policisë, e mitura të premten në Polici ka treguar se ka qenë pre e abuzimit dhe dhunimit nga persona të panjohur.
Edhe
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij
“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunimin e një të miture në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas
-
Një muaj paraburgim policit në Gjakovë që dyshohet se dhunoi një të mitur