Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një fëmijë dyshohet se u dhunua në Gjakovë, arrestohen dy persona

Dhunim

Foto: Ilustrim

Një fëmijë dyshohet se është dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme në Gjakovë. Policia ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona të lidhur me rastin.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura të premten në Polici ka treguar se ka qenë pre e abuzimit dhe dhunimit nga persona të panjohur.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim”.

Policia po zhvillon hetime të tjera për ta zbardhur rastin.