Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nën kërcënimin e thikës i grabiti 1000 euro nga arka e cigare në vlerë 500 euro

grabitje-para

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rast i grabitjes që thuhet se ka ndodhur të martën në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, një grua ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 1000 euro nga arka dhe cigare në vlerë të 500 eurove.

“Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.