Kronikë

Në Zvicër po mbahet procesi gjyqësor ndaj kosovarit që shkaktoi aksident të rëndë trafiku

Kosovari shkakton aksident

Një kosovar 22-vjeçar, Ardian C., që akuzohet se në vitin 2019 kishte shkaktuar aksident të rëndë trafiku duke lënduar një grua dhe vajzën e saj katërvjeçar.

Viktimat morën lëndime serioze, por mbijetuan, raporton Blick.

Kosovari akuzohet se më 5 tetor të vitit 2019, me veturën BM} M5 F-90, të cilën e kishin marrë me qira me shoqëri, ishte përplasur për një veture Ford, të cilën po e drejtonte një grua dhe në të cilën ishte vajza e saj 4-vjeçare. Gruaja ishte dashur me ndihmën e zjarrfikësve të nxirrej nga vetura.

Ndërsa raportohet se kosovari pasi kishte shkaktuar aksidentin fillimisht kishte ndezur një cigare.

Gjatë seancës të së mërkurës gruaja 42-vjeçare, ka thënë se ende ka dhembje dhe e ka të vështirë të ecën. Ajo ka nisur të qajë kur ka filluar të flasë për vajzën e saj. Tregon se e gjitha ka qenë e tmerrshme për familjen e saj dhe se edhe burri u desh të linte punën për një periudhë.

Ajo ka akuzuar se shkaktari i aksidentit nuk kishte telefonuar dhe nuk kishte kërkuar fare falje. As që ishte interesuar për ta.

Për vajzën ajo thotë se tash është në klasë të parë dhe se po shkon mirë, por se e kishte të vështirë përqendrimin fillimisht.

Kosovari nuk kishte marrë lëndime nga aksidenti.

Kosovari që shkaktoi aksidentin thotë se nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. Ai është specialist i automobilave, ndërsa ka treguar se nuk kishte vozitur veturë me makinë me më tepër se 300 kuaj fuqi para aksidentit.

Ai thotë se ka të afërm në Kosovë, por nuk ka ndonjë lidhje të ngushtë me ta. Tregon se familja ka dy shtëpi pushimi në Kosovë dhe i kalojnë pushimet atje.

Por ai nuk dëshiron të ketë gjë me Kosovën.

“Më qeshin shokët kur flas shqip”, tha kosovari.

Ai ka treguar për momentin e aksidentit.

“Ndalova në semafor në Bernstrasse. Kur erdhi drita jeshile nxitova normalisht. I dhashë më tepër gaz, më pas ndodhi aksidenti, rrëshqita, nuk mund të bëja gjë. Shkova te viktima dhe fola me të. Telefonova ambulancën, pastaj shkova te fëmija. Kishte puls të rritur. Erdhi më pas ambulanca”, tregon ai.

Ai thotë se më pas nisi të ndjehej tepër keq.

“Po shihja vetëm zi para syve dhe u ula. E ndeza një cigare. Më pas përfundova në Polici”, tha kosovari.