Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Viti sekuestrohet një sasi e barnave të kontrabanduara nga Maqedonia

Një sasi e barnave të kontrabanduara është sekuestruar të hënën në fshatin Dabëlldeh në Viti.

Policia ka njoftuar të martën, se mallrat e kontrabanduara janë sjellë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Njoftohet se si rezultat i veprimeve të marra, njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues shtetas kosovar.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të llojeve të ndryshme si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor.