Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person në fshatin Debellbeh të Vitisë, me dyshimin se ka tentuar të kryejë veprën “kontrabandim me mallra”.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet SH.M., po voziste veturën ku janë gjetur telefona, mjaltë, arra, badem dhe filterë për cigare, të cilat dyshohet se po i kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Në veturë më të ishte edhe një person tjetër, derisa Policia tha se personat janë të njohur për vepra të tilla.
Me urdhër të prokurorit, SH.M. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet në Viti një sasi e konsiderueshme e mallrave kontrabandë
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mall
-
Në Viti sekuestrohet një sasi e barnave të kontrabanduara nga Maqedonia
-
Arrestohet një person në afërsi të Vitisë, dyshohet se kontrabandoi mallra nga Maqedonia V.
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok