Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Suharekë e Prizren sekuestrohen armë

Suharekë, 27 prill - Rreth orës 07:30 minuta, Policia e Suharekës sot ka kryer bastisje në një shtëpi dhe në objektet përreth shtëpisë në fshatin Dragaqinë, ndërsa gjatë bastisjes ka gjetur dhe sekuestruar tri armë, njoftoi Policia në Prizren.

Janë sekuestruar:

Një pushkë gjysmë automatike (njëzetëshe) me 110 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

një pushkë gjahu e llojit “Escort” me katër fishekë, dhe

një pistoletë “Kompakt” me 7 fishekë 9 mm.

Edhe Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok Kronikë 4 muaj më parë Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok

Ndërkohë është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Po ashtu, sot, rreth orës 09:40 minuta në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë, e cila ishte gjetur në veturën e të dyshuarit. Pistoleta është e llojit “Zoraki” me dy fishekë. I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë, në procedurë të rregullt.