Policia e Kosovës ka konfiskuar tri pistoleta në Gjinovc të Suharekës dhe ka identifikuar tre të dyshuar, të cilët në një video incizim shihen duke shtënë në ajër.
Personat e identifikuar nga policia janë Gj.M. (1998), G. M. (1996) dhe A.M. (1995).
"Me këtë rast në një objekt të zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit G.M. janë gjetur dhe sekuestruar pistoletë tip Zoraki 917 kalibër 9mm dhe një karikator, pistoletë tip Ekol special 99 Rev II kalibër 9mm dhe një karikator, si dhe një pistoletë tip Zoraki 917 kalibër 9mm dhe një karikator", thuhet në njoftimin e PK-së.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka sugjeruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikuan video duke shtënë me armë, arrestohen
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok