Policia e Shkodrës finalizoi me sukses një operacion antidrogë gjatë së cilit u sekuestruan 96 kg kanabis sativa si dhe u arrestuan 4 persona.
Pas një hetimi disamujor u organizua operacioni i koduar “Bzheta”, ku u arrestuan P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, P. F., 37 vjeç, dhe B. B., 40 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar tri automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F.
Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. \a2
-
Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi në Shkodër
-
Ndjeke me automjete nëpër rrugë, Policia i gjen të dyshuarit 10 kg kanabis në automjet
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Tre të arrestuar për narkotikë në dy raste të ndara
-
Ndalohen dy shtetas shqiptarë në Mal të Zi, tentuan të transportonin 300 kilogramë drogë