Një laborator droge është identifikuar në Shkabaj të Obiliqit të enjten, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Sipas njoftimit, për rastin janë arrestuar dy persona.
Ky laborator për prodhimin e substancave narkotike është identifikuar në bodrumin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve.
Aty janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi dy metra, të llojit kanabis.
Sipas njoftimit, për këtë rast janë aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit të hetimit. Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohet një laborator droge në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Një i arrestuar për laboratorin e drogës në një fshat të Pejës
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Zbulohet laborator droge në Prizren, tre të arrestuar