Artikull i përditësuar - Është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve të llojit kanabis sativa në fshatin Jabllanicë e Vogël, pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policisë.
Në komunikatën e përbashkët për media është bërë e ditur se janë sekuestruar gjithsej “91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, një armë zjarri, si dhe është konstatuar kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e këtyre pajisjeve në kuadër të veprimtarisë së kundërligjshme”.
Një person është ndaluar për 48 orë.
Bimët narkotike janë asgjësuar, ndërsa provat tjera do të shërbejnë në procedurën penale.
Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë, priten arrestime
Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës.
Edhe
Nëntë të akuzuar për kultivim kanabisi në Pejë
Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Pejës, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që në vazhdim të ndërmerren arrestime lidhur me këtë rast.
Edhe ekipi i KEDS-it është në vend të ngjarjes të cilët kanë konstatuar kyqjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik.
Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë operacionet për luftimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e sigurisë publike.
-
Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë
-
Arrestohet i dyshuari për manipulim me prova pas vdekjes së një punëtori në Pejë
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë