Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në kuadër të hetimeve që lidhen me vdekjen e një punëtori në një vendpunishte në fshatin Gllaviqicë të Pejës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi është realizuar të hënën, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore lidhur me rastin që kishte ndodhur më 29 prill të këtij viti.
I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj një familjari të të pandehurit po zhvillohen veprime hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Ndalohet për 48 orë një person në Gjakovë pas vdekjes së punëtorit që u rrokullis me kamion