Një laborator për përpunim të substancave narkotike është identifikuar të enjten në fshatin Prugoc të Prishtinës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. I dyshuari është në arrati.
Sipas Prokurorisë, laboratori ka qenë në një shtëpi me qira të të dyshuarit. Aty janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.
Po ashtu, sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të gjetur të dyshuarit dhe të merren veprimet procedurale ndaj tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shkabaj identifikohet një laborator droge, arrestohen dy persona
-
Arrestohet në Prishtinë një person që po kultivonte kanabis
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Një i arrestuar për laboratorin e drogës në një fshat të Pejës
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar