Në Rahovec është arrestuar një person pasi nën ndikim të alkoolit ai ka sulmuar zyrtarin policor që ishte në kryerje të detyrës.
Zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma.
“Rahovec, 07.11.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte godit zyrtarin policor, derisa kishte qenë në kryerje të detyrës dhe i kishte shkaktuar lëndime. Si pasojë e lëndimit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit i është bërë matja me alko-test dhe ka rezultuar 1.99 promil alkool në gjak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.