Në Prokurorinë Themelore në Prizren, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë pranuar 147 kallëzime penale për rastet e dhunës në familje, ndërsa janë ngritur gjithsej 152 aktakuza për këto raste.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në takimin e rregullt të grupit koordinues për trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.
Në këtë takim thirrur nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje Mehreme u
diskutua rreth rëndësisë së kualifikimit dhe cilësimit të veprave penale që ndërlidhen me definicionin e dhunës në familje sipas Udhëzimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu, nga zyrtarët policor u kërkua që hartimin e kallëzimeve penale lidhur me këto raste ta bëjnë në mënyrë sa më profesionale, dhe kjo të bëhet nga zyrtarë të cilët janë të trajnuar për këto raste si dhe të vlerësohet rrezikshmëria e viktimës në mënyrë që të ndërmerren masa adekuate për mbrojtje të viktimës. Koordinatorja për rastet e dhunës në familje Mehreme Hoxha, theksoi se në Prokurorinë Themelore në Prizren, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2021 janë pranuar 147 kallëzime penale për rastet e dhunës në familje, ndërsa lidhur me këto raste janë ngritur gjithsej 152 aktakuza” është thënë në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.
-
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 274 aktakuza kundër 316 personave për rastet e dhunës në familje më 2021
-
Prokuroria e Prizrenit gjatë vitit 2021 ka trajtuar 301 raste të dhunës në familje
-
Prokuroria e Ferizajt në vitin 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje, 214 viktima gra e 61 burra
-
Në Prizren vjet janë raportuar 14.5% më shumë raste të dhunës në familje se në vitin 2021
-
Gjatë 2021-tës, Themelorja e Ferizajt ngriti 214 aktakuza për raste të dhunës në familje