Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Portin e Durrësit kapen 4.5 milionë euro

Paratë e sekuestruara nga policia në Portin e Durrësit, nuk janë 1.5, por 4.5 milionë euro, raporton Shqip. Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në makina tip “Toyota” pa targa.

Sekuestrimi i shumës së parave u bë në dy makina që mbërritën në port me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Sasia e parave u gjet në makina tip Toyota, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit.

Raportohet se mjetet ishte nisur nga Belgjika dhe po transportoheshin me kamion për në Shqipëri nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia. Kamioni transportues i mjeteve me targë AA 120 SP dhe rimorkio me targë AFR 559, në pronësi të Likës është i licencuar për Auto Service në Tiranë dhe transport ndërkombëtar mjetesh për vete, të tretë dhe dhënie me qira.

Me kamion janë transportuar drejt Shqipërisë nga Belgjika 9 mjete, në 2 prej të cilave deri tani është gjetur sasia rekord e parave që kanë kaluar përmes transportit rrugor nëpër Evropë nga Belgjika në Itali, për të mbërritur në rrugë detare në Durrës, ku dhe ku u sekuestruan.

Artikuj të ngjashëm