Policia e Shqipërisë ka kryer kontrolle bazuar në inteligjencën në portin e Durrësit.
Policia ka hasur një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash dhe ka sekuestruar gjithsej 125,050 euro në operacionin policor të quajtur “Linja”.
Ndërkohë, ka arrestuar dy shoferë të autobusit të linjës Bari-Durrës.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67,460 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9,500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48,090 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit u arrestuan për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

-
Sekuestrohen mbi 520 mijë euro, u gjetën në pjesën e sipërme të një autobusi në Portin e Durrësit
-
Merdar, sekuestrohen mbi 119 mijë € të padeklaruara në veturën me targa e drejtues serb
-
Ndalohet në portin e Durrësit shtetasi kosovar, i sekuestrohen 17 mijë euro
-
Në "Rinas" zihen dy shtetas turq me mbi 47 mijë euro të padeklaruara
-
Një 45-vjeçari nga Istogu i sekuestrohen 59.100 euro nga Policia e Shqipërisë