Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar në raste të ndara gjashtë persona gjatë ditës së diel për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Këtë për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë persona (në raste të ndara) për veprën penale ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë’, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia ndalon 25 persona për mosrespektim të masave kufizuese
-
Që nga fillimi i aplikimit të masave ndaj koronavirusit 189 persona janë ndaluar në Pejë
-
Për dhjetë ditë, 23 të arrestuar në Pejë për hapje të bizneseve
-
Dhjetëra persona të arrestuar për fajde në Pejë
-
Mbyllen tri lokale në Pejë për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID