Prokuroria Themelore në Pejë, pas një aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë sot arrestimin e dhjetëra personave të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale të fajdesë, ka konfirmuar Prokuroria e Pejës, e cila edhe ka paralajmëruar për sot (15:00) konferencë për media.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në pesë numri i të arrestuarve në operacionin kundër fajdexhinjve
-
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për fajde
-
Një muaj paraburgim për 16 të dyshuarit për fajde në Pejë
-
Katër të ndaluar për fajde nga aksioni i Prokurorisë në Prizren
-
Gjashtë të arrestuar në Pejë, Deçan e Gjakovë nën dyshimet për fajde