Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në rajonin e Pejës dhe të Gjakovës, nën dyshimet për veprën penale të fajdesë.
Siç kanë njoftuar Prokuroritë në Pejë e Gjakovë, gjashtë personat janë ndaluar për 48 orë.
Po ashtu janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan e Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova të tjera si dhe janë bllokuar xhirollogaritë bankare të të dyshuarve.
Sipas njoftimit, rasti ka ardhur si rezultat i raportimit të qytetarëve për të dyshuarit.
Artikuj të ngjashëm