Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe në Prizren gjatë së mërkurës, me ç’rast kanë arrestuar katër persona për veprën penale “Fajde”.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria, aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, teksa të pandehurit janë arrestuar në flagrancë gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit.
Në komunikatën e lëshuar për media nga ky institucion, thuhet se janë bastisur tetë lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptopë, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.
“Të njëjtit duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.
-
Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre