Prokuroria Themelore në Pejë në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një të pandehur E.D., zyrtar policor, i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.
Siç bëhet e ditur nga komunikata dërguar mediave, prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.
“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve penale”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës