Kronikë

Arrestohet një polic nën dyshimin për fajde

Kosovarja kapet duke vozitur me patentë shofer austriak që dyshohet se është i falsifikuar

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar të mërkurën një zyrtar policor, me gradën e rreshterit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se është njoftuar sot nga Policia e Kosovës (policia kufitare) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar, i cili ka rezultuar si person i kërkuar.

“Zyrtari i dyshuar është arrestuar nga hetuesit e IPK-së kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit””, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Arrestimi i sotshëm është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të zhvilluar nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale të fajdes dhe detyrimit .