Një hetim i nisur në korrik të vitit të kaluar nga Prokuroria e Prizrenit dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP) ka përfunduar me arrestimin e 4 personave, në mesin e tyre dy policë.
N.K. është arrestuar me dyshimet se ka kryer veprën penale “Fajde” “Detyrim” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa i dyshuari I.F. është arrestuar për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit” .
I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, ata janë ndaluar për 48 orë, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë me veprime të tjera procedurale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.