Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.
Sipas njoftimit, hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit. Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje në komunikatën e dërguar mediave thuhet se etuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.
-
Arrestohet polici që u kap në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Arrestohet një polic, u kap në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Arrestohet një polic i dyshuar për ryshfet
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë