Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet.
Sipas njoftimit për media, Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor, një ditë më herët (me datën 28.04.2022) në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësi ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro nga një i dyshuar, në mënyrë që të ia kthente librezën e qarkullimi.
Sipas një komunikate për media nga Policia, zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja ka dorëzuar qytetarit librezën e qarkullimit.
“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe me autorizim të tij janë ndërmarrë veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie e ‘ryshfetit’ është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.
Po ashtu njoftohet hetuesit e IPK-së me datën 30.04.2022, kanë dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qytetarit për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”.