Kronikë

Policia ndalon 25 persona për mosrespektim të masave kufizuese

Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona në 24 orët e fundit për

mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se më së shumti janë ndaluar në Mitrovicë të Jugut, 15 dhe kjo në një rast të vetëm.

Sipas Policisë, të gjithë janë liruar pas intervistimit dhe do të ndiqet procedurë e rregullt ndaj tyre, pos një rasti në Pejë, i cili është dërguar në mbajtje.

Në bazë të vendimeve të ministrisë së Shëndetësisë, nga sot qytetarët kanë të drejtë lëvizje dy herë në ditë nga dy orë, bazuar në numrin e parafundit personal. E deri dje, ishte dy herë në ditë nga një orë e gjysmë.