Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se që nga fillimi i vendosjes së masave për shkak të pandemisë Covid-19, ka proceduar 189 persona që nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore.
Sipas tyre, që nga data 4 maj, kur kanë hyrë në fuqi masa lehtësuese të veprimit për parandalimin e sëmundjes COVID-19, është vërejtur numër i shtuar i qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Institucioneve të vendit.
Prandaj, sipas tyre, që kur ka filluar faza e parë e deri me sot, janë iniciuar 11 raste.
“Vetëm gjatë kësaj jave janë iniciuar 8 raste. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe në shumicën e rasteve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimi për 48 orë. Po ashtu, për mos respektim të orarit të lëvizjes, mos bartje të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza) dhe për mos mbajte të distancës – janë proceduar 189 raste”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, veprimet ligjore të përbashkëta të institucioneve dhe sjellja e përgjegjshme e bashkëpunuese e qytetarëve, në respektim të dispozitave ligjore për parandalim të sëmundjeve ngjitëse, ka dhënë rezultate pozitive konkrete.
Policia tutje ka apeluar te qytetarët të respektojnë masat parandaluese të vendosura nga institucionet.
-
Personeli mjekësor në Pejë ankohet për mosrespektimin e masave anti-COVID
- Policia ndalon katër persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë
-
Policia ndalon 28 persona që s’respektuan masat e qeverisë
-
Ndalohen 17 persona që s'i respektuan masat kundër koronavirusit
-
14 të ndaluar në 24 orët e fundit për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19