Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në një autobus në Merdar gjenden tri armë dhe 3.9 gramë marihuanë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Është arrestuar një person në pikën kufitare në Merdar në mëngjesin e djeshëm. Gjatë kontrollit të autobusit të një firme kosovare, raportohet se janë gjetur tri armë me gazë dhe 525 fishekë me gaz.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit që i janë gjetur armët i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Rasti është cilësuar si “kontrabandim me mallra dhe import, eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim apo shitje e paautorizuar e armëve”.

Ndërkohë ndaj një personi tjetër është hapur procedurë për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të autobusit të firmës kosovare është gjetur 3.9 gramë marihuanë. I dyshuari, që mendohet se i përkiste substanca, është liruar me procedurë të rregullt.