Si rezultat i një hetimi intensiv, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
“Arrestimi i të dyshuarit E. S., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive ku ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave”, thotë Policia e Kosovës.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se kreu disa vjedhje
-
Një i arrestuar në Mitrovicë për vjedhje në tentativë
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, i dyshuar për “vjedhje të rënda”
-
Arrestohet një 19 vjeçar për disa vjedhje në Mitrovicë