Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për tri veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.
Cak i këtyre vjedhjeve ishin vjedhjet e biçikletave, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’iu kthehen pronarëve.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se kreu disa vjedhje
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë për katër raste të grabitjeve
-
Arrestohet një 36-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se vodhi katër biçikleta
-
Arrestohet 40 vjeçari nga Mitrovica i cili kryente vjedhje në dyqane